Spiro Ballkameni

 

 Spiro Toli Ballkameni ishte komandant çete kombëtare në vitet 1908-1912. Lindi në Ballkamen, dhe ishte luftëtar me guxim të madh, dhe gojëtar i shquar. Filloi luftën kundër osmanëve më 1905.
Në vitet 1905-1908 morri pjesë në disa beteja të rëndesishme, duke bashkëpunuar pa e ditur me çet që punoni për grekët. Më 1908 kur u kthye në vendlindje, atdhetarët bashkëfshatarë e bindën për qellimet antishqiptare të grekëve. Athere Spiro Ballkameni tha fjalët të mirënjohura:
Gjer sot punova për botën, paskëtaj do punoj për kombin tim“.

 Luftoi rreptësisht kundër kishës greke në shërbim të Fanarit. Përjashtoi forcën e kishës nga Ballkameni e Negovani. Më 18/-5/1901, duke u përplasur me forca të dërguara nga kisha greke në Follorinë, u plagosë. Në të njëjtën kohë luftoi kundër forcave osmane. Më 1910 shkoi në Egjipt pasi u ftua nga atdhetarët Shqiptarë atje. 

 

Ballkameni

Ballkameni

 Më 1911 ishte një nga krerët e kryengritësve në Korçë. Çeta e tij, e përbërë nga krishterë e myslimanë qarkulloi nëpër gjysmën e Toskërisë gjatë 01/1912-08/1912. Rreth 1/08/1912-10/08/1912 me çetat e tjera kryengritëse hyri në Korçë.

 Nga fletorja “Koha”: “Kur rynë(hyrën) në Korçë, çeta e parë ishte e çeta e të dëgjuarit atdhetar dhe luftëtar, Spiro Ballkameni, i cili me kordhelën e Shqipërisë në krahëror udhëheqte kryengritësit. Qylafët të kryengritësve me shqiponjë në mes dhe me letrat e shkrojtura LIRI A VDEKJE, i bënin korçarët të thërrisnin, RROFTË KOMBI SHQIPTAR!                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                  

Spiro Ballkameni

Spiro Ballkameni

 

 

 

 Sa më shumë rritesh fuqia e Spiro Ballkamenit, agjentët grekë mundoheshin ta vrasin. Më 09/1912 u vra befasisht nga agjentët grekë në fshatin Niviskë.

 Mbi jetën e cilësinë e Spiro Ballkamenit thuhet në “Yllin e Mëngjesit” të vitit 1918: “Tradhtia dinake dhe e poshtër rëmbeu një nga trimat të shquarë. Veprat e tij janë të gjalla, Jeta, veprat atdhetare të Spiro Ballkamenit janë të ditura prej çdo shqiptari”

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: