Grupi IV “Çamëria”

Grupi IV “Çamëria” ishte një nga grupet anti-fashiste nacional-çlirimtare. U ngrit në tetor/nëntor 1943. Në të u rënditën fillimisht:

    Batalioni “Çameria”(10/10/1943)

    Batalioni “Misto Mame”

    Batalioni “Lefter Talo”

    Batalioni “Pandeli Boçari”

Pas shkëputjes së batalionit “Misto Mame”, në të u rënditën:

    Batalioni “Thoma Lula”

    Batalioni “Telo Plaku”

Qendra e grupit ishte në Pallatin e Arhondit në Thellogo. Komandant i tij u caktua Jaho Gjoliku e Komisar Mustafa Matohiti.

 

Mustafa Matohiti

Mustafa Matohiti

 

 

 

 

Në Shkurt 1944 jo vetëm përballoi forcat naziste(Delvinë, Konispol, Sarandë), por u shkaktoi edhe humbje aq të mëdha, të cilat përfunduan në tërheqjen e forcave naziste në qendrat e tyre brenda 2-3 ditëve. Më 29/03/1944 sulmoi forcat naziste në Konispol. Nga shfarosja e sundimtarëve shpëtuan vetëm 2 kolona. Forca e grupit u tregua dhe në 20/07/1994 kur sulmoi grupimin nazist në Delvinë. Së fundi më 26/08/1944 pasi u bashkua me brigadën VIII çliroi Konispolin.

 

 

Jaho Gjoliku

Jaho Gjoliku

2 Responses

  1. Urime per kete Blog. Urojme tu vej sa me mbare, dhe ta pasuroni me informacione me te shumta e te paditura per zonen e Camerise.

    Po te pershendes me kengen “Cameri na morri malli”

    Çamëri na morri malli moj Çamëri
    se neve u ndamë nga halli
    moj Çamëri na morri malli

    Gjyshi më kish thënë
    e se kur jemi ndarë
    atje ke vëllanë që
    kurrë nuk e ke parë
    shumë kohë u mendova
    sa u bë sahati vajta të takoja
    vëllanë nga Filati

    O moj nuse e bukur
    ç’të solli kësaj ane
    kështu me të dukur
    më dukesh si Çame
    e kur të shikoj kështu moj xhan
    me jelek e me çitjane
    borzilok e manxurane
    Çame e kaluar Çame

    Vij nga Shqipëria
    atje kam shtëpinë
    jam nga Çamëria
    jam Çame si tinë
    prindërit kur u ndanë
    amanet ma lanë
    mos harro Filatin atje ke vëllanë

    Hije ka sofati
    shterrem në të qarë
    mos je motra ime vite s’të kam parë
    e kapa për floku e putha me mallë
    ç’më kujtoje nënënë si të ishte gjallë
    U ndamë për së gjallë
    s’njohim njëri tjeterin
    motra s’njeh vëllanë, i riu të vjetrin

    U ulëm në tokë,
    u shkrepëm në të qarë
    ç’qe ky fati jonë,
    të jetojmë të ndarë
    në këto të madhe
    ndodhën mbrekulltië
    njerëzit le të ndahen
    bashkohen një ditë

    Çamëri moj Çamëri
    copa copa, vënde vënde
    ti mat anë, e unë më kët anë
    amanet plqetë na i lanë
    varret ti lemë në vatanë

    Çamëri moj Çamëri
    na mbeti loti në si
    gjithë jetën pa të parë
    mbetëm rrugëve të nadrë
    s’ka një varrë për të qarë

    Çamëri moj Çamëri,
    se ku brodha nuk e di
    si ti nuk pashë në gjithë dynjanë
    po ta dish moj Çamëri, jesh e mbeta Çam

  2. Qe te dy komandant e komisare nga Laberi qe jua marca.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: